Ukrainë/ Ministri i kulturës jep dorëheqjen pasi dha 11 milionë euro për prodhimin e serialeve

schedule07:48 - 21 Korrik, 2023

schedule 07:48 - 21 Korrik, 2023

Ministri i kulturës i Ukrainës njoftoi dorëheqjen e tij pas “keqkuptimeve” mbi përdorimin e fondeve publike për qëllime kulturore, ndërsa Kievi përpiqet të zmbrapsë një pushtim nga ushtria ruse.

“Kam dorëzuar letrën time të dorëheqjes (të enjten e kaluar) në mbrëmje, për shkak të një vale keqkuptimesh në lidhje me rëndësinë e kulturës në kohë lufte ”, tha Oleksandr Tkachenko përmes Telegram.

“Gjatë luftës, fondet private dhe publike për kulturën nuk janë më pak të rëndësishme se ato për dronët, sepse kultura është një mburojë e identitetit dhe kufijve tanë”, shtoi Tkachenko.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky kërkoi më herët mbrëmë zëvendësimin e ministrit, duke kritikuar përdorimin e burimeve të buxhetit të shtetit për qëllime kulturore në kurriz të mbrojtjes kombëtare.

“Në një kohë lufte si kjo, vëmendja maksimale e shtetit, dhe rrjedhimisht burimet e shtetit, duhet t’i kushtohet mbrojtjes”, theksoi Zelensky gjatë fjalimit të tij të përditshëm të mbrëmjes..abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!