Ukrainë, 6 të vdekur nga një sulm rus në Zaporizhzhia

schedule11:55 - 5 Nëntor, 2024

schedule 11:55 - 5 Nëntor, 2024

Trupat ruse sulmuan infrastrukturën në qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia të martën, dike vrarë gjashtë persona dhe plagosur nëntë të tjerë.

“Gjashtë persona vdiqën dhe nëntë u plagosën. Një zjarr shpërtheu në pikën e përplasjes – këto janë pasojat paraprake të sulmit të armikut në Zaporizhzhia”, njoftoi Ivan Fedorov, guvernatori ukrainas i rajonit gjysmë të pushtuar.

Rajoni i Zaporizhzhia mbahet në jug të tij nga rusët, duke përfshirë centralin bërthamor kritik në Energontar, i cili është më i madhi në Evropë.

Qyteti i Zaporizhzhia, megjithatë, mbetet i lirë dhe është një nga objektivat kryesore të pushtuesve rusë, të cilët madje kanë shpallur aneksimin e rajonit në Federatën Ruse.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!