Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukrainë, 12 persona humbën jetën nga sulmet ruse në Kryvyi Rih

schedule14:15 - 14 Qershor, 2023

schedule 14:15 - 14 Qershor, 2023

Kryetari i bashkisë së qytetit Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, sot herët përmes një deklarate njoftoi se 12 persona kanë humbur jetën nga sulmi raketor rus në Kryvyi Rih në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës.

“Sot në qytetin tonë është ditë zie për ata që humbën jetën si pasojë e sulmit të djeshëm terrorist me raketa. Fatkeqësisht, janë 12 viktima, mbrëmë një 67-vjeçar humbi jetën nga plagët e marra”, shkroi në Telegram, Vilkul.

Në një deklaratë të veçantë, Vilkul tha se 36 persona u plagosën nga sulmi, 12 prej të cilëve aktualisht janë në spital me shkallë të ndryshme të rrezikshmërisë.

Ai tha se shërbimet emergjente po u ofrojnë të plagosurve ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, në një mesazh në Telegram, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy komentoi sulmin, duke thënë se “Rusia kurrë nuk do të falet dhe do të mbahet përgjegjëse për çdo raketë që ka gjuajtur”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!