Ukrainasja rrëfen tmerrin: Luftën e kisha parë vetëm në filma, tani po përjetoj vetë

schedule07:51 - 16 Mars, 2022

schedule 07:51 - 16 Mars, 2022

Një raketë e hedhur nga forcat ruse i ka shkatërruar ballkonin e shtëpisë dhe disa orendit brenda saj.

Sipas BBC, ajo është shprehur se është zgjuar me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm ndërkohë që ka parë raketat duke “fluturuar në qiell”.

“U largova nga dritarja dhe më pas bum. Xhami i thyer më goditi shpinën. Unë u trondita.“- tha ajo.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të dëmtuara nga një raketë që u hodh nga forcat ruse mëngjesin e ditës së sotëm. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.

Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh.

“Luftën e kam parë vetëm në filma, tani po e përjetoj vetë”./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!