Kapiten Artur Meçollari thotë se goditja e territorit rus nga ushtria ukrainase, ndryshon dinamikën e luftës.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Meçollari u shpreh se do të ketë pasoja, në moralin e popullit dhe të ushtrisë ruse.
Sipas tij, do të ketë zhvendosje të luftës, teksa shtoi se shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg rikonfirmoi dakordësinë në parim të vendeve anëtare, për anëtarësimin e Ukrainës në aleancën ushtarake.
“Goditja e territorit rus ndryshon të gjithë dinamikën e luftës, pasi deri tani, territor lufte ka qenë vetëm Ukraina, por tani ka qenë edhe Rusia. Por kjo ka pasoja, në moralin e popullit dhe të ushtrisë ruse. Njëkohësisht, kjo zhvendos edhe frontin e luftës, pasi përpjekjet kryesore të ushtrisë ruse do të jenë në mbrojtjen e popullsisë të tyre, territoreve të tyre, infrastrukturës dhe do të ketë një lloj zhvendosje nga territoret e pushtuara. Kjo do të thotë që, nga pikëpamja e opracionit luftarak kemi një zhvillim të ri, një zhvendosje fizike të luftimeve.
Atë e ka thënë më parë që objektivi i Ukrainës është çlirimi i të gjithave territoreve, objektivi i dytë është Rusia nuk do të jetë më kërcënim për fqinjët e saj. Ai konfirmoi që vendet e NATO-s kanë rëndë dakord që Ukraina do të jetë anëtare e NATO-s. Kjo është dakordësi në parim”, theksoi ai./abcnews.al