Ukrainasit përfitojnë nga ligji ushtarak, nxitojnë të martohen në ditët e pushimit

schedule14:02 - 24 Korrik, 2022

schedule 14:02 - 24 Korrik, 2022

Në mëngjes vonë, një linjë e gjatë njerëzish krijohet jashtë zyrës së regjistrimit në skajin perëndimor të Kievit. Disa nga ata që presin janë të veshur me rroba të rastësishme, por ka dhe nga ato vajza që vishen më fustan të bardhë e në duar mbajnë buqeta me lule.

Ky nuk është vendi i ëndrrave të askujt, dhe megjithatë, është një vend shumë i njohur në një të martë të rastësishme korriku, raporton CNN. Kur është radha e tyre, Vlada, me një fustan të bardhë me dantella, i pëshpërit burrit të saj, Ivanit, “e gjithë jeta ime më ka sjellë deri këtu sot, ndërsa ata ecin brenda dorë për dore.

Ivan, fizioterapist i kthyer në mjek ushtarak, shfrytëzoi ditën e tij të vetme të pushimit nga vija e frontit për t’i propozuar të dashurës në qershor. Dhe këtë muaj ai ka arritur të shkëputet nga detyra e tij sa për t’u martuar me partneren e tij me të cilën ka një vit që njihet.

Çifti ka kërkuar që të mos përdoret mbiemri për arsye sigurie.

“Procedura [dasma] në vetvete u bë më e lehtë gjatë ligjit ushtarak. Ishte më e vështirë për mua të vija këtu [në Kiev] sesa të martohesha në të vërtetë,” tha ai për CNN pasi lidhi kurorë.

Vlada, arkitekte me profesion, dhe Ivan janë pjesë e atyre çifteve në Ukrainë që po përdorin ligjin ushtarak për t’u martuar me procedura të shpjeta. Kjo vjen kur të paktën një prej çiftit është ushtarak.

Kjo është pjesërisht falë ligjit ushtarak, i cili ka hequr periudhën e zakonshme njëmujore të pritjes ndërmjet njoftimit të autoriteteve për qëllimin për t’u martuar dhe vetë dasmës. Ndryshimi synon të lejojë çiftet ushtarake të martohen me kohën e kufizuar që kanë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!