Ukraina prej dy javësh po përballet me një sulm agresiv nga pala ruse. Përveç bombave, plumbave dhe largimit nga shtëpitë ukrainasit do të përballen dhe me të ftohtin ekstrem kur pritet që temperaturat të shkojnë deri në -20 gradë.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në Kiev dhe Kharkiv, dy qytetet kryesore që Rusia dëshiron të marrë patjetër, temperatura parashikohet të shkojnë deri në -20 gradë Celsius. Sigurisht që i ftohti i egër do të pengojë edhe avancimin e trupave ruse, por impaktin më të madh është e sigurt që do ta ndjejnë civilët, të cilët po largohen në masë nga Ukraina, për të shpëtuar jetën.
Luftimet në Ukrainë vijojnë prej 13 ditës tashmë. Rusia ka bombarduar disa qytete kryesore, si Kievi dhe Kharkivi, ndërkohë luftime zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit./abcnews.al
Weather’s cruel cold blow #Ukraine pic.twitter.com/NCdmgfXjUI
— lyse doucet (@bbclysedoucet) March 8, 2022