Ukrainasit kthehen në qytetet e shkatërruara pas tërheqjes së trupave ruse

schedule20:28 - 18 Shtator, 2022

schedule 20:28 - 18 Shtator, 2022

Ukrainasit kanë filluar të kthehen në qytetet e tyre, tanimë të shkatërruara, pas tërheqjes së trupave ruse.

Një prej tyre është Nataliia Yelistratova, e cila me bashkëshortin e saj udhëtoi me tren për në Balakliia, qytet në lindje të Ukrainës.

Qyteti – i cili kishte një popullsi prej 27,000 banorësh para luftës, është një nga pikat kryesore urbane që Ukraina ka rimarrë në rajonin verilindor të Kharkiv në fillim të shtatorit pas një shembjeje të papritur të një prej linjave kryesore të frontit të Rusisë.

“Moti është i mrekullueshëm sepse po shkojmë në shtëpi. Gjendja ime është e mrekullueshme, jemi shumë të lumtur tani”, u shpreh ajo duke buzëqeshur, shkruan Reuters.

Yelistratova udhëtoi për rreth 80 km nga Kharkivi me bashkëshortin dhe vajzën e saj në një nga trenat specialë të vendosur për banorët e qytetit që dëshironin të ktheheshin.

Disa ditë më parë, Forcat ukrainase shprehen se kanë arritur të marrin kontrollet e më shumë zonave të cilat kishin rënë në duart e ushtarëve rusë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!