“Ukrainasit kaluan vijën e kuqe,” ambasadori rus: Sulmet me dron, përgjigje ndaj shpërthimit në urën e Krimesë

schedule16:59 - 26 Tetor, 2022

schedule 16:59 - 26 Tetor, 2022

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar, Andrey Kelin, ka pohuar se ukrainasit kanë kaluar një “vijë të kuqe” në rastin e urës së Krimesë. Sipas tij, Moska i ka nisur sulmet me dron në të gjithë Ukrainën si hakmarrje për shpërthimin që ndodhi në urën e Krimesë në fillim të këtij muaji.

 “Çështja është ura e Krimesë. Ura e Krimesë është thelbësore për infrastrukturën tonë. Ukrainasit janë të vetëdijshëm se kjo është një vijë e kuqe që ata nuk duhet ta sulmojnë. E kanë dëmtuar rëndë dhe nuk duhet të jetë për t’u habitur që ka një përgjigje serioze për këtë,” tha ai për Christiane Amanpour të CNN të mërkurën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se raketat ruse dhe dronët e prodhuar nga Irani kanë “shkatërruar më shumë se një të tretën” e sektorit energjetik të Ukrainës, në një konferencë ndërkombëtare të martën.

Kur u pyet mbi dronët, ambasadori pranoi se po përdoren në këtë zonë për shumë vite duke filluar nga viti 2014”.

Kelin mohoi sulmet ndaj civilëve ukrainas në sulme.

Zyrtarët e SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës kanë thënë të gjithë se Moska ka shënjestruar qëllimisht civilët dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen i dënoi sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile ukrainase si “akte të pastra terrori” të martën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!