Ukraina zmbraps sulmin ajror rus në Kiev

schedule22:03 - 9 Shtator, 2024

schedule 22:03 - 9 Shtator, 2024

Rusia ka nisur një valë tjetër sulmesh në kryeqytetin ukrainas, me raketa dhe dronë që synojnë Kievin dhe objektet energjetike në disa rajone, thanë zyrtarët. Sipas raporteve të Ukrainës, të paktën tetë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 janë plagosur në 24 orët e fundit.

“Ishte sulmi i pestë ajror në Kiev që nga fillimi i shtatorit,” postoi administrata ushtarake e qytetit në Telegram.

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës raportuan të hënën rrëzimin e dy raketave dhe gjashtë dronëve.

Rusia sulmoi nga rajoni Kursk i Rusisë, ku Ukraina filloi një ofensivë kohët e fundit, dhe gjithashtu nga rajoni lindor i okupuar i Donetsk-ut me tre raketa dhe tetë dronë.

Ministria e Energjisë e Ukrainës tha të hënën se sulme të mëdha në objektet energjetike kishin ndodhur në 24 orët e fundit në rajonet Dnipropetrovsk, Donetsk, Zaporizhzhya, Sumy, Kharkiv, Kherson dhe Chernigov