Ukraina zmbraps një ofensivë të konsiderueshme ajrore gjatë natës

schedule08:27 - 25 Shtator, 2023

schedule 08:27 - 25 Shtator, 2023

Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka pasur një natë të ngarkuar. Mediat e huaja shkruajnë se forcat ajrore të vendit kanë thënë se kanë shkatërruar me sukses 11 raketa lundrimi, 19 dronë dhe dy raketa kundër anijeve.

“Pushtuesit rusë sulmuan Ukrainën me raketa lundrimi Kalibr, raketa anti-anije P-800 Onyx dhe UAV të tipit Shahed”, thuhet në një postim.

Raketat e lundrimit duket se kanë qenë të bazuara në det të shkrepura nga një “anije e vogël raketore dhe nëndetëse” në Detin e Zi, dhe të paktën një raketë nuk u shkatërrua.

Dronët u lëshuan nga juglindja, ndërsa raketat kundër anijeve Onyx erdhën nga qyteti i Krimesë, Sevastopol, pretendoi ajo./abcnews.al