Angazhimi i ushtarëve të Koresë së Veriut së bashku me ushtrinë ruse kundër trupave ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm në rrjedhën e luftimeve, tha të martën një zyrtar i inteligjencës ushtarake ukrainase.
Sipas Kievit, 12 mijë ushtarë të Koresë së Veriut, duke përfshirë rreth 500 oficerë dhe tre gjeneralë, janë në rajonin në kufi me Ukrainën, ku forcat ukrainase kanë kontrolluar territorin që nga gushti.
As Rusia dhe as Koreja e Veriut nuk e kanë konfirmuar kurrë praninë e këtyre forcave përkrah ushtrisë ruse.
“Pjesëmarrja e koreano-veriorëve në luftime nuk pati një efekt të rëndësishëm në situatën. Nuk është një numër i madh burrash”, tha Yevgen Yerin, një zëdhënës i shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës (GUR).
Siç theksoi ai, trupat e Koresë së Veriut nuk kanë përvojë në nevojat moderne të luftës, veçanërisht kundër dronëve që janë kudo në fushën e betejës, kështu që ata përdorin “taktika më primitive, që datojnë nga Lufta e Dytë Botërore ose epoka menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.”
“Megjithatë, ata po mësojnë. Dhe ne nuk mund ta nënvlerësojmë armikun. Dhe ne mund të shohim se ata tashmë po marrin parasysh disa gjëra në operacionet e tyre”, shtoi zyrtari./abcnews.al