Presidenti Donald Trump tha se do të takohej me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalwn e tij gjatw Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
“Presidenti është në Kiev,” u tha gazetarëve këshilltari i Zelenskyt, Dmytro Lytvyn, vetëm pak çaste pasi Trump i tha forumit se dy udhëheqësit mund të takohen më vonë sot dhe se Zelensky mund të jetë madje “në audiencë”.
Trump i bëri thirrje Zelensky dhe Presidentit rus Vladimir Putin të ndalojnë luftën në Ukrainë, duke thënë se vendet ishin në pozicion për të arritur një marrëveshje.
“Duhet ta arrini këtë marrëveshje. Shumë njerëz po vdesin. Nuk ia vlen,” tha Trump në një seancë pyetje-përgjigje pas fjalimeve të tij zyrtare në forumin e Davosit.
“Nëse nuk e arrijnë këtë, janë budallenj,” tha Trump për Zelensky dhe Putinin./abcnews.al


