Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov është larguar nga një mbledhje e Këshillit të Sigurisë së OKB-së pasi përfundoi fjalimin e tij.
Fjalën ministri i jashtëm e nisi: “Ka një përpjekje sot për të na imponuar një rrëfim krejtësisht tjetër, për agresionin rus si origjinën e gjithë tragjedisë”.
“He has left the chamber, I’m not surprised, I don’t think Mr Lavrov wants to hear the collective condemnation of this council” says Foreign Secretary James Cleverly, following Russian foreign minister Sergei Lavrov walking out of the meeting.https://t.co/X3flQUCiPZ
? Sky 501 pic.twitter.com/8pymw5lIqw
— Sky News (@SkyNews) September 22, 2022
Më tej, sipas Sky News, Lavrov solli në vëmendje marrëdhëniet historike midis Ukrainës dhe Rusisë dhe e cilësoi Ukrainën si “totalitare”.
Po ashtu, ministri i Putinit u shpreh i shqetësuar për “fatin e ushtarëve rusë të zënë rob nga Ukraina”. Përpara se të largohej, Lavrov deklaroi se nuk ka besim në punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale. /abcnews.al/