Ukraina, thirrje Indisë për më shumë ilaçe

schedule10:50 - 12 Prill, 2023

schedule 10:50 - 12 Prill, 2023

Zëvendësministrja e Jashtme e Ukrainës, Emine Dzhaparova, ka kërkuar më shumë ilaçe dhe pajisje mjekësore nga India, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Indisë.

Dzhaparova përfundoi një vizitë tre-ditore në Indi të mërkurën, ku u takua me Ministren për Punët e Jashtme dhe Kulturën Meenakshi Lekhi.

Në një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë (MEA) pas vizitës së saj, Dzhaparova “propozoi gjithashtu që rindërtimi i infrastrukturës në Ukrainë mund të ishte një mundësi për kompanitë indiane”.

Sipas MEA, ajo “i dorëzoi një letër nga presidenti Zelensky, drejtuar kryeministrit Modi”, por ministria nuk dha detaje të mëtejshme rreth letrës.

MEA njoftoi gjithashtu se seanca e radhës e Komisionit Ndërqeveritar, grup i fokusuar në tregtinë dhe bashkëpunimin dypalësh mes dy vendeve, do të mbahet në Indi.

Në të kundërt, raundi tjetër i Konsultimeve të Zyrës së Jashtme, i cili fokusohet në lidhjet diplomatike midis dy vendeve, do të zhvillohet në Kiev. Datat e të dyja takimeve nuk janë vendosur ende.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!