Ukraina sulmon rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi

schedule10:30 - 2 Gusht, 2024

schedule 10:30 - 2 Gusht, 2024

Forcat ukrainase po vazhdojnë sulmet ndaj infrastrukturës së industrisë ruse të naftës.

Mediat ruse raportojnë se në flakë është rafineria më e madhe e naftës në Rusi.

Sipas mediave lokale, një nga njësitë e përpunimit të naftës është duke u djegur dhe zona e zjarrit ka arritur në 300 metra katrorë.

Rafineria e naftës Omsk është më e madhja në Rusi. Kapaciteti i saj është 22 milionë tonë naftë në vit dhe numri i të punësuarve i kalon 3500./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!