Ukraina sulmoi një bazë detare ruse në Krime, në orët e para të mëngjesit. Në orën 1 të mëngjesit të sotëm, forcat e armatosura ukrainase goditën objektivat pranë urës së Kerçit me raketa të drejtuara me saktësi.
Burimi konfirmoi gjithashtu se janë përdorur armë nga Perëndimi, duke shtuar se ato “rezultuan jashtëzakonisht efektive kundër këtij objektivi ushtarak rus, pavarësisht përqendrimeve të larta të sistemeve ruse të mbrojtjes ajrore”.
Nikolai Lukashenko, shefi i transportit i instaluar nga Rusia në Krime, pohoi në Telegram se si pasojë e sulmit t ë Ukrainës gjatë natës u dëmtuan dy tragete.
/abcnews.al