Ukraina shpall sanksione kundër Sirisë

schedule04:14 - 1 Korrik, 2022

schedule 04:14 - 1 Korrik, 2022

Ukraina  ka njoftuar embargo tregtare kundër Sirisë dhe sanksione që synojnë persona juridikë dhe individë sirianë.

Sankionet vijnë pas vendimit të Sirisë për të njohur dy republikat e vetëshpallura të mbështetura nga Rusia në rajonin e Donbasit, ka njoftuar Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Ukraina dënon fuqishëm vendimin e Republikës Arabe të Sirisë për të njohur “të ashtuquajturën pavarësi të territoreve të pushtuara përkohësisht në Donetsk dhe Luhansk, njoftojnë autoritete ukrainase, shkruan BBC.

Të mërkurën, Ministria e Jashtme e Sirisë njoftoi se vendi një aleat i Rusisë njeh pavarësinë dhe sovranitetin e republikave popullore të vetëshpallura Luhansk dhe Donetsk” në Ukrainën lindore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Sirinë pas njoftimit./abcnews.al/