Ushtria e Ukrainës ka njoftuar se ka sulmuar dhe shkatërruar një nëndetëse ruse ndërsa ajo ishte e ankoruar në një port në gadishullin e Krimesë.
Sipas shtabit të përgjithshëm të Ukrainës, nëndetësja sulmuese Rostov-on-Don u shkatërrua gjatë një sulmi me raketa në qytetin port të Sevastopolit, shkruan BBC.
Thuhet se ajo ishte një nga katër nëndetëset e operuara nga flota ruse e Detit të Zi e aftë për të lëshuar raketa lundrimi Kalibr.
Zyrtarët në Kiev thanë se sulmi shkatërroi gjithashtu katër sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 që mbronin gadishullin, të cilin Rusia e aneksoi ilegalisht në vitin 2014./abcnews.al