Ukraina shkatërron anijen ruse që transportonte municione në Detin e Zi

schedule10:20 - 17 Qershor, 2022

schedule 10:20 - 17 Qershor, 2022

Një anije ruse që transportonte municion, armë dhe personel në ishullin Snake në Detin e Zi është shkatërruar nga forcat ukrainase, pretendon marina e vendit.

Vasily Bekh thuhet se mbante një sistem raketor Tor SAM kur u godit, shkruan SkyNews.

Nuk është hera e parë që “Snake Island” është në qendër të vëmendjes. Historia e një grupi ushtarësh ukrainas në ishull që i thonë një luftanijeje ruse të “shkoni q*** veten” në ditën e parë të konfliktit u bë virale në atë kohë. /abcnews.al