Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina: Rusia po përqendron përpjekjet në sulmin ndaj Bahmutit

schedule09:27 - 26 Prill, 2023

schedule 09:27 - 26 Prill, 2023

Moska ka rritur operacionet e saj sulmuese gjatë ditës së kaluar në vijën e frontit Bahmut-Avdijivka-Marjinka në lindje, ku mbrojtësit ukrainas po përballen me presion në rritje nga granatimet ruse, sulmet ajrore, sulmet me mortaja dhe ato të këmbësorisë, tha Kievi më 26 prill.

“Rusia po përqendron përpjekjet kryesore në kryerjen e operacioneve sulmuese në Bahmut, Avdijivka dhe Marjinka, ku forcat ukrainase kanë zmbrapsur 39 sulme ruse në 24 orët e fundit”, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkruan REL.

“Luftime të ashpra po vazhdojnë në Bahmut dhe Marjinka”, tha ushtria.

Trupat ruse kanë kryer 49 sulme me raketa dhe 13 sulme ajrore ndaj pozicioneve ukrainase dhe infrastrukturës civile, tha Kievi.

Sulmet e vazhdueshme ruse po ashtu kanë sulmuar fshatin Klishçivjivka, që gjendet rreth 10 kilometra në jug të Bahmutit.

Bahmuti ka qenë epiqendër e një beteje disamujore mes forcave ruse dhe atyre ukrainase.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!