Ukraina rrit numrin e forcave që mbrojnë Bakhmutin

schedule12:24 - 10 Mars, 2023

schedule 12:24 - 10 Mars, 2023

Ukraina ka dërguar përforcime për ushtarët që mbrojnë Bakhmutin, në Donbasin perëndimor, tha për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti, nënkoloneli në pension i milicisë pro-ruse të Luhansk, Andrei Marochko, duke cituar burimet e tij.

“Në veriperëndim dhe jugperëndim të vendbanimit Artemovsk,” tha të premten veterani nga Luhansk duke përdorur emrin rus të Bakhmut, “ka një rritje të frocave të armikut.”

Sipas tij, në bazë të madhësisë, sasisë së armëve dhe pajisjeve, ushtria ukrainase mund të përgatitet si për mbrojtje ashtu edhe për kundërsulm.

Në fillim të kësaj jave, themeluesi i kompanisë ruse mercenare Wagner, Yevgeny Prigozhin pretendoi se e gjithë pjesa e Bakhmut që shtrihet në lindje të lumit që përshkon qytetin është nën kontrollin rus.

Siç theksoi Sergei Rachmanin, një anëtar i Komitetit të Sigurisë Kombëtare, Mbrojtjes dhe Inteligjencës në parlamentin ukrainas, situata në Bakhmut është kritike.

Në të njëjtën kohë, të hënën, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës Valery Zaluzny mbrojti vazhdimin e operacionit të mbrojtjes në qytet.

Marrja në kontroll e Bakhmut do të thotë për ukrainasit se mbrojtja e qyteteve të lira të mbetura në rajonin e Donetskut, si Slavyansk, do të bëhet shumë më e vështirë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!