Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina rifillon eksportet e energjisë elektrike në Evropë

schedule13:23 - 11 Prill, 2023

schedule 13:23 - 11 Prill, 2023

Ukraina ka rifilluar eksportet e energjisë elektrike në Evropë. Lajmi është konfirmuar nga ministri i Energjisë, German Galushchenko.

Kjo është hera e parë që eksportet kanë rifilluar që kur u pezulluan në tetor, kur Rusia filloi sulmet e rregullta në infrastrukturën energjitike, shkruan Sky News.

Sulmet shkaktuan ndërprerje të mëdha të energjisë për civilët dhe industritë, duke i detyruar punëtorët të punojnë jashtë orarit për të riparuar rrjetin.

“Ne kemi rifilluar eksportet,” tha Galushchenko, duke shtuar se Rusia “nuk ia doli aspak të shkatërrojë sistemin tonë energjetik”.

Bashkimi Evropian është tregu kryesor i eksportit të energjisë në Ukrainë.

Galushchenko deklaroi se furnizimi me energji elektrike për popullsinë vendase mbetet prioriteti i vendit pavarësisht rifillimit të eksporteve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!