Ukraina pretendon se ka sulmuar një depo nafte që përdorej nga forcat ajrore ruse

schedule11:52 - 8 Janar, 2025

schedule 11:52 - 8 Janar, 2025

Ukraina tha se forcat e saj kanë goditur një depo ruse të naftës që i shërbente forcave ajrore të Moskës e që gjendej qindra kilometra larg nga kufiri që ndan dy shtetet.

Ky sulm është në serinë e sulmeve përshkallëzuese ndërkufitare që kanë kryer Moska dhe Kievi dhe që kanë pasur për shënjestër infrastrukturën energjetike dhe ushtarake, pothuajse tre vjet pasi Kremlini nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës.

“Forcat ukrainase të mbrojtjes goditën një depo ruse të naftës në Engels” në rajonin e Saratovit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale.

“Duhet të theksojmë se kjo depo nafte furnizonte me karburante bazën ajrore ushtarake, Engels-2, ku gjendet aviacioni strategjik i armikut”, u shtua në njoftim.

Në deklaratat e mëhershme, zyrtarët rusë pranuan se Ukraina kishte sulmuar rajonin me dronë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 32 dronë ukrainas gjatë natës, përfshirë 11 mbi rajonin e Saratovit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!