Ukraina pretendon se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

schedule16:21 - 17 Maj, 2024

schedule 16:21 - 17 Maj, 2024

Forcat ukrainase kanë rrëzuar të 20 dronët e lëshuar nga Rusia në sulmet e kryera gjatë natës, tha ushtria ukrainase më 17 maj.

Dronët u rrëzuan mbi rajonet e Harkivit, Poltavës,Vinitsjas, Odesës dhe Mikolajivit.

Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj rajonit të Harkivit, duke e sulmuar nga ajri dhe nga toka, përmes një ofensive të re. Ky rajon gjendet në kufi me Rusinë dhe atje, trupat e Kievit janë në disavantazh dhe po tentojnë që të mbajnë vijën në frontin e ri të hapur nga Rusia.

Kryetari i qytetit të Harkivit, Ihor Terekhov, raportoi se kanë ndodhur katër shpërthime gjatë sulmit. Ai shkroi në Telegram se si pasojë e sulmeve u shkaktuan zjarre.

Sulmi dëmtoi pesë ndërtesa, një prej të cilave ishte ndërtesë e administratës së qarkut, tha guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Syniehubov, përmes një postimi në Telegram.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!