Ukraina pretendon se ka rimarrë territorin nga Rusia përpara rebelimit të Wagner

schedule18:42 - 24 Qershor, 2023

schedule 18:42 - 24 Qershor, 2023

Ukraina pretendon se ka marrë përsëri territorin në lindje që mbahej nga Rusia që kur ajo aneksoi Krimenë në 2014.

Sipas zyrtarëve ushtarakë në Tavria në Ukrainën juglindore, forcat ukrainase kanë kapur “territore pranë Krasnohorivka në Donetsk” dhe po vazhdojnë të përparojnë, raporton media shtetërore Ukrinform.

Një tjetër zyrtar ukrainas pretendoi se forcat ruse ishin dëbuar nga zona rreth një javë më parë, por informacioni nuk u bë publik për “arsye taktike”.

Forcat ukrainase pretendojnë se kanë marrë zonën përpara kryengritjes së Wagnerit, por e njoftuan atë vetëm të shtunën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!