Forcat ukrainase kanë çliruar fshatin Storozhove në rajonin e Donetsk, ka raportuar në Facebook qendra e përbashkët e shtypit e Forcave të Mbrojtjes Tavriya të ushtrisë ukrainase.
“Flamuri kombëtar po valëvitet sërish mbi Storozhove dhe kështu do të jetë në çdo vend sërish derisa të çlirojmë të gjithë tokën ukrainase”, thuhet në deklaratë.
Vendbanimet e rimarra së fundmi nga Kievi janë relativisht të vogla.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur këtë pretendim të fushëbetejës.