Ushtria ukrainase pretendon se ka çliruar fshatin Blagodatne që ishte nën kontrollin e Rusisë në rajonin e Donetskut. Fshati ndodhet rreth 85 milje në verilindje të Mariupolit dhe pak më pak se 40 milje në lindje të qytetit Donetsk.
Në një deklaratë nga llogaria e Njësisë së 68-të të Gjuetarëve “Oleksii Dovbush” të lidhur me Forcat e Armatosura të Ukrainës, thuhet se brigada në fjalë ka arritur sukses në operacionin që ka zhvilluar në rajonin e Donetskut.
“Ushtarët e Njësisë së 68-të të Gjuetarëve ‘Oleksii Dovbush’ në bashkëpunim me njësitë fqinje të Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë çliruar fshatin Blagodatne”, thuhet në deklaratë./abcnews.al