“Ukraina po planifikon të kryejë një sulm terrorist në termocentralin bërthamor të Zaporozhye, me pasoja të mundshme që prekin të gjithë globin”.
Kështu u shpreh të mërkurën për radio Sputnik, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, shkruan Tass.
“Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të kryejë një sulm terrorist në termocentralin bërthamor të Zaporozhye,” tha ajo.
Sipas Zakharova, as Shtetet e Bashkuara dhe as Britania e Madhe nuk e shohin këtë si rrezik.
“Ndërkohë, asnjë cep i planetit nuk do të jetë i paprekur, sepse ka gjëra të tilla si atmosfera, oqeani botëror dhe bujqësia”, theksoi Zakharova.
“Nëse ndodh ndonjë gjë, gjithçka do të ndikohet – ajri, uji dhe ushqimi. Dhe Zelensky qartësisht po kërkon ta përdorë këtë faktor për qëllimet e tij ekstremiste terroriste,” shtoi zëdhënësja./abcnews.al