Ukraina po planifikon të padisë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë për ndalimet e tyre ndaj produkteve të saj bujqësore.
Kievi mund të vendosë masa reciproke ndaj Polonisë nëse Varshava nuk i heqë masat, sipas përfaqësuesit ukrainas të tregtisë, Taras Kachka, shkruan Sky News.
“Ne do të detyroheshim të hakmerremi për produktet shtesë dhe do të ndalonim importin e frutave dhe perimeve nga Polonia,” tha ai.
“Është e rëndësishme të vërtetohet se këto veprime janë ligjërisht të gabuara. Dhe kjo është arsyeja pse ne do të fillojmë procedurat ligjore nesër.”, shtoi Kachka.
Kufizimet e vendosura nga Bashkimi Evropian në maj lejuan fqinjët e Ukrainës të ndalonin shitjet e brendshme të grurit, misrit, farave të rapit dhe lulediellit ukrainas, duke lejuar tranzitimin e ngarkesave të tilla për eksport diku tjetër.
Pas kësaj, Polonia, Sllovakia dhe Hungaria njoftuan kufizimet e tyre për importet e grurit ukrainas pasi Komisioni Evropian ekzekutiv vendosi të mos zgjasë ndalimin e tij.
Të tre vendet kanë thënë se po veprojnë në interes të ekonomive të tyre dhe po përpiqen të mbrojnë fermerët e tyre./abcnews.al