“Përfshirja e trupave të Koresë së Veriut në pushtimin rus të Ukrainës do të ishte një rrezik i madh” përshkallëzimi”.
Kështu u shpreh tha ministri i jashtëm i Ukrainës në një konferencë të përbashkët për shtyp së bashku me homologun e tij francez në Kiev të shtunën, shkruan Reuters.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy akuzoi Korenë e Veriut këtë javë për vendosjen e oficerëve përkrah Rusisë dhe përgatitjen për të dërguar 10,000 ushtarë për të ndihmuar përpjekjet luftarake të Moskës.
Rusia dhe Koreja e Veriut mohojnë të dyja se janë përfshirë në transferime armësh. Kremlini ka hedhur poshtë gjithashtu pohimet e Koresë së Jugut se Koreja e Veriut mund të ketë dërguar disa personel ushtarak për të ndihmuar Rusinë kundër Ukrainës./abcnews.al