Ukraina: Një forcë ushtarake evropiane mund të jetë një “garanci” për paqen

schedule22:25 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 22:25 - 12 Dhjetor, 2024

Vendosja e një force ushtarake evropiane në Ukrainë mund të jetë një nga garancitë që do të hapë rrugën për paqen e ardhshme me Rusinë, tha sot një zyrtar i lartë ukrainas për AFP.

“Ne e nisim nga fillimi se një armëpushim nuk do të mjaftojë për të zgjidhur problemin. Putin gjithmonë shkel armëpushimet”, tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendet emri.

“Për këtë arsye ne kemi nevojë për garanci dhe prania e trupave ushtarake mund të jetë një prej tyre,” vazhdoi ai, duke theksuar se Kievi “përgjithësisht mbështet të gjitha propozimet që synojnë garantimin e besueshmërisë së paqes.”

Megjithatë, zyrtari ukrainas këmbënguli se ideja e vendosjes së një force ushtarake në Ukrainë është “ide e evropianëve” dhe jo e Kievit. “Ne konstatojmë se Evropa po kërkon zgjidhje për të parandaluar përshkallëzimin e luftës. (Emmanuel) Macron është padyshim pionieri i kësaj ideje”, tha ai.

Kjo ide u diskutua konkretisht sot në Varshavë gjatë një takimi mes presidentit francez dhe kryeministrit polak Donald Tusk.

Shumica e aleatëve perëndimorë e kanë përjashtuar një mundësi të tillë në të kaluarën.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nga ana e tij, ka thënë se dëshiron të shohë më shumë dërgesa armësh dhe garanci sigurie nga aleatët perëndimorë përpara çdo negociate me Moskën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!