“Ukraina në zjarr,” kryeministri Shmyhal kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës

schedule17:49 - 14 Mars, 2022

schedule 17:49 - 14 Mars, 2022

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Evropës.

“Në 18 ditët e fundit bota më në fund i hapi sytë,” tha Shmyhal, duke iu referuar veprimeve ruse në Ukrainë.

Më tej, sipas raportimeve, pas një duartrokitjeje për Shmyhal, Tiny Kox, president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se në takim do të shqyrtohet nëse, për herë të parë në historinë moderne”, një shtet anëtar mund të përjashtohet.

Kox tha se pasojat e pushtimit të ushtrisë ruse do të debatohen në orët e ardhshme dhe të martën. Kujtojmë  se Federata Ruse u bë shteti i 39-të anëtar i Këshillit të Evropës më 28 shkurt 1996. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!