Ukraina mohon furnizimin me dronë për rebelët në Mali

schedule16:12 - 15 Tetor, 2024

schedule 16:12 - 15 Tetor, 2024

Ukraina ka mohuar akuzat se ka furnizuar me dronë rebelët që luftojnë kundër ushtrisë maliane dhe mercenarëve të mbështetur nga Rusia.

Ky reagim vjen pasi gazeta franceze Le Monde raportoi se luftëtarët Tuareg në vendin e Afrikës Perëndimore po përdorin UAV-të ukrainase në operacionet e tyre kundër ushtrisë ruse Wagner dhe mercenarëve.

“Ukraina kundërshton me forcë akuzat, të cilat së fundi kanë dalë në dritë përmes mediave ndërkombëtare, për përfshirjen e supozuar të shtetit tonë në furnizimin me UAV për rebelët në Mali”, tha ministria e Jashtme.

Mali, një vend i varfër që po përballet me përhapjen e xhihadistëve dhe një krizë të thellë shumëdimensionale që nga viti 2012, ka parë dy grushte shteti, një në gusht 2020 dhe tjetrin në maj 2021. Që atëherë është qeverisur nga junta e udhëhequr nga koloneli Assimi Goita. Por përtej aksionit të organizatave xhihadiste, përplasjet mes ushtrisë dhe rebelëve Tuareg po ndezin pranë kufirit me Algjerinë.

Në gusht, junta e Malit ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Ukrainën sepse Kievi tha se rebelët kishin të gjithë informacionin “e nevojshëm” për të nisur sulmet që vranë dhjetëra ushtarë dhe mercenarë të Wagnerit në veri.

Mes inkursionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, Moska ka akuzuar Kievin për hapjen e një “fronti të dytë” kundër tij, duke forcuar militantët në vendet afrikane pro-ruse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!