Ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka konfirmuar se Kievi ka marrë në dorëzim sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Reznikov u shpreh se sistemet kanë mbërritur në Ukrainë.
“Sot, qielli ynë i bukur i Ukrainës bëhet më i sigurt sepse sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot kanë mbërritur në Ukrainë. Partnerët tanë e kanë mbajtur fjalën e tyre”, shkroi ndër të tjera, Reznikov në Twitter.
Ai nuk specifikoi se cilët partnerë i referohej, por i ofroi falënderime ministrit gjerman të mbrojtjes, Boris Pistorius.
Postimi u shoqërua me një fotografi të sistemeve të mbrojtjes raketore të kredituara në departamentin gjerman të mbrojtjes.
“Patriots” for patriots
Do you know how to visualize a dream? We must tell about it to the world and give it life! This is exactly what happened with the Patriots, even before the large-scale war, even before my appointment to the most important position of my life at the most… pic.twitter.com/m6H63erV6Z
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) April 19, 2023
“Patriot” konsiderohet si një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore në botë./abcnews.al