Ukraina mori sot 2 miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Evropian, kësti i parë i një pakete prej 5 miliardë eurosh.
Ffondi u nda në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila filloi në shkurt dhe nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit.
Sulmet rifilluan në objektet e furnizimit me energji në qytetet kryesore të Ukrainës në fillim të tetorit, me Voldymyr Zelensky që tha sot se 30% e termocentralit është jashtë funksionit.
Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përshëndeti mbështetjen e dorëzuar Kievit nga Bashkimi Evropian pasditen e sotme.
“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, tha ai.
Bombardimet goditën përsëri Kievin të hënën, me sulme të raportuara gjithashtu në Kharkiv, Dnipro, Mykolaiv dhe Zhytomyr. /abcnews.al