Kryeministri i Ukrainës thotë se vendi i tij ka marrë një hua prej një miliardë dollarësh kanadezë (770 milionë dollarë) me kushte koncesionare, fondet e para përmes një “llogarie të administruar” të krijuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
“Jemi mirënjohës për mbështetjen dhe ndihmën gjithëpërfshirëse për Ukrainën në luftën kundër agresionit”, shkroi Denys Shmygal në Twitter, duke iu referuar Rusisë.
FMN krijoi llogarinë e administruar në prill për t’u ofruar donatorëve një mënyrë të sigurt për të kanalizuar ndihmën financiare në Ukrainë në formën e granteve dhe huave.
#Ukraine received the first funds through the IMF administrative account. The state budget got 1 billion Canadian dollars loan on concessional terms. Grateful to ?? and personally to @cafreeland for support & comprehensive assistance to ?? in the fight against the aggressor.
— Denys Shmyhal (@Denys_Shmyhal) June 17, 2022
Gjermania gjithashtu është zotuar tashmë të kontribuojë me fonde dhe vende të tjera kanë shprehur interes, tha zëdhënësi i FMN-së Gerry Rice javën e kaluar./Abcnews.al/