Dhjetë variante suedeze të tankeve Leopard 2A5, të njohura si Stridsvagn 122, kanë mbërritur në Ukrainë.
Tanket drejtohen nga ekuipazhe ukrainase të trajnuar në Suedi, shkruan Sky News.
Komandanti i Operacioneve të Shtabit të Ushtrisë suedeze, Mats Ludvig, tha: “Ne u kemi dhënë atyre gjithçka që mundemi për sa i përket materialit të madh dhe njohurive të mira.
Vendimi i Suedisë për të dërguar tanket u njoftua në shkurt.
Disa aleatë të tjerë i kanë dhënë Ukrainës tanke Leopard 2, duke përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Spanjën, Portugalinë, Kanadanë dhe Danimarkën./abcnews.al