Ukraina kujton luftën/ Zincenko kujton 1 000 ditët e luftës në vendin e tij, Federata Ukrainase: 1000 ditë beteje dhe sakrificash

schedule16:36 - 20 Nëntor, 2024

schedule 16:36 - 20 Nëntor, 2024

E kishin menduar planin që më parë.

Ishte pikërisht momenti për ta bërë dhe futbollistët e Ukrainës nuk e harruan atë që po heq vendi I tyre.

Pasi dolën me flamur në krahë dhe kënduan himnin, ata pritën çastin e duhur që për fat erdhi shpejt.

Oleksandër Zinçenko kaloi ekipin në avantazh dhe u kuptua se po kërkonte diçka.

Ajo diçka ishte fanela e veçantë me numrin 1 000, që e mori nga dikush prapa portës në “Arenën Kombëtare” në Tiranë.

Bluzë simbolizonte 1 000 ditë që nga fillimi I luftës në vend, pra që nga nisja e sulmit të Rusisë në 22 shkurt të vitit 2022.

Federata Ukrainase e Futbollit e kishte postuar fanelën simbolike në dhomën e zhveshjes me përshkrimin: 1000 ditë beteje dhe sakrifice! Për Ukrainën!

Federata publikoi në faqen e saj në rrjetet sociale edhe një video të përkujtimit të 1000 ditëve të luftës, duke kërkuar që të mos harrohej çmimi që po paguhet për këtë.

Ukraina I kënaqi tifozët e vet duke fituar 2-1 në Tiranë e duke arritur vendin e dytë në grup, pra me anë të plej ofit do të ketë mundësi të arrijë Nivelin A, elitën e Ligës së Kombeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!