Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se kryengritja e Wagner-it shënon fillimin e luftës civile në Rusi.
Podolyak u shpreh se kjo ngjarje ka intensifikuar ndarjet e brendshme midis Moskës dhe paraushtarakëve, sh kruan The Guardian.
“Fillimi i kundërofensive ukrainase më në fund destabilizoi elitat ruse, duke intensifikuar ndarjen e brendshme që lindi pas disfatës në Ukrainë. Sot ne në fakt jemi dëshmitarë të fillimit të një lufte civile”, theksoi ai./abcnews.al