Ukraina krijon rrugë eksporti të grurit për të shmangur krizën globale të ushqimit

schedule04:31 - 13 Qershor, 2022

schedule 04:31 - 13 Qershor, 2022

Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, tha zëvendësministri i Jashtëm i Kievit, Dmytro Senik.

Ai tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik për shkak se pushtimi i Rusisë kishte ndalur eksportet e grurit të Ukrainës në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesë të gjerë dhe rritje të çmimeve.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave  ndërsa miliona tonë drithë  në magazina dhe portet e Ukrainës  nuk mund të eksportohen për shkak të luftës.

Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik.

“Këto rrugë nuk janë perfekte sepse krijon disa pengesa, por ne po bëjmë çmos për t’i zhvilluar ato rrugë,” tha zyrtari për  Reuters.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!