Ukraina: Korridori humanitar në Mariupol nuk funksionoi sipas planit

schedule20:15 - 20 Prill, 2022

schedule 20:15 - 20 Prill, 2022

Autoritetet ukrainase janë fokusuar në evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, ditën e sotme. Herët në mëngjes u raportua se ishte arritur një marrëveshje paraprake me Rusinë për evakuimin e civilëve përmes korridorit humanitar.

Zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha në Telegram se “korridori humanitar në Mariupol nuk funksionoi siç ishte planifikuar sot”.

Megjithëse dhjetëra njerëz mundën të largoheshin nga qyteti për në Zaporizhzhia, kryetari i bashkisë së Mariupolot shpresonte se 6,000 persona do të evakuoheshin sot.

Vereshchuk tha se ky dështim ishte për shkak të “mungesës së kontrollit të Rusisë mbi ushtrinë e tyre në terren”.

Këshilli i qytetit të Mariupolit fajësoi “çorganizimin dhe neglizhencën e natyrshme” të Rusisë.

Përpjekjet për evakuim do të rifillojnë të enjten, tha Vereshchuk, duke shtuar se “ne do të luftojmë për secilin prej jush”.abcnews.al/ 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!