Ukraina kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, pas sulmeve me raketë

schedule23:01 - 27 Qershor, 2022

schedule 23:01 - 27 Qershor, 2022

Ukraina ka bërë thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me sulmet e fundit ruse me objektiv civilët, thotë presidenca e organit të OKB-së.

Sulmi me raketa në një qendër tregtare në qytetin qendror të Kremenchuk kërkohet të jetë “fokusi kryesor” i takimit, sipas një zëdhënësi të misionit shqiptar, i cili aktualisht mban presidencën e radhës të Këshillit të Sigurimit.

Gjithashtu edhe granatimet në të gjithë Kievin ditën e diel, që goditën një kompleks banimi, do të diskutohet gjithashtu në takimin që është planifikuar të zhvillohet nesër në mbrëmje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!