Ukraina kërkon anëtarësimin në BE, has në rezistencën e Austrisë

schedule21:37 - 24 Prill, 2022

schedule 21:37 - 24 Prill, 2022

 Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u citua të thoshte se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendesh dhe duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.

Ukraina i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtra”.

BE-ja është pozicionuar në krah të Ukrainës gjatë luftës, duke ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj me sanksione./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!