Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmyrto Kuleba deklaroi se Ukraina ka prova ku me anë të fotografive vërtetohet se dronët rusë kanë goditur territorin e Rumanisë, gjatë një sulmi ajror në Izmail.
Deklaratë, Kuleba e bëri këtë të hënë para gazetarëve në një konferencë për shtyp në Kiev, shkruan Sky News.
Rumania mohoi më herët sot se dronët rusë kishin shpërthyer brenda kufijve, pasi 32 prej tyre sulmuan qytetin ukrainas në kufirin e saj.
Ukraina raportoi për dëme në infrastrukturën e portit të Izmailit, që gjendet në lumin Danub. Ky lum është shndërruar në rrugën kryesore prej nga po eksportohen drithërat ukrainase, pasi në korrik Rusia u tërhoq nga marrëveshja për eksportin e drithërave nga portet e Detit të Zi./abcnews.al