Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina, kampione e Europës/ Dyshja e vajzave fiton titullin kontinental në volejbollin e plazhit

schedule11:58 - 7 Gusht, 2025

schedule 11:58 - 7 Gusht, 2025

Nuk kanë vetëm gjigandin e boksit, Oleksandër Usik. Ukraina po ashtu nuk shkëlqen vetëm në atletikë, me rekordmenen botërore të kërcimit së larti, Jaroslava Mahuçik.

Vendi i madh europian, që prej më shumë se 3 vitesh ndodhet në luftë për shkak të sulmit të Rusisë, arriti një tjetër kulm në sport, këtë herë në volejboll.

Skuadra kombëtare ukrainase, e përbërë nga dy lojtare, fitoi titullin kampion të Europës në volejbollin në plazh, në turneun e mbajtur në Dyseldorf të Gjermanisë.

Kjo ndodh për herë të parë. Kampionet e reja janë Marina Hladun dhe Tetiana Lazarenko, të cilat fituan në finale ndaj dyshes së Francës, të përbërë nga Klemensë Vieira dhe Alinë Shamero.

Rezultati I finales ishte 2-1, dhe setet u ndanë pas një lufte të ashpër me shifrat 21-23, 21-18 dhe 16-14.

Në gjysmëfinale, dyshja ukrainase, Hladun e Lazarenko, fitoi ndaj Gjermanisë, që ishte skuadra vendase dhe kampionia në fuqi e Europës.

Suksesi ishte I madh, pasi është I pari titull europian për Ukrainën në volejbollin e plazhit, për meshkuj e femra.

Femrat kishin arritur më parë deri në të tetat e finaleve, ndërsa djemtë kishin fituar një medalje bronzi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!