Ukraina i propozon Turqisë hapjen e një korridori për eksportin e grurit pa Rusinë

schedule19:26 - 7 Shtator, 2023

schedule 19:26 - 7 Shtator, 2023

Ukraina i ka paraqitur një propozim zyrtar Turqisë për të rivendosur një korridor në Detin e Zi për eksportet e grurit ukrainas pa pjesëmarrjen e Rusisë, tha ambasadori ukrainas në Turqi Vasyl Bodnar.

Ideja është “racionale” sepse anijet e mallrave tashmë udhëtojnë nëpër ujërat territoriale rumune, bullgare dhe turke të Detit të Zi, shpjegoi ambasadori, raportojnë mediat ukrainase.

Që kur Moska nuk pranoi të zgjasë marrëveshjen e grurit të Detit të Zi në korrik, marina ukrainase ngriti një korridor të përkohshëm për të mbrojtur anijet tregtare që largoheshin nga ujërat e Ukrainës.

Të paktën 4 anije kanë kaluar nëpër korridor që kur u njoftua më 10 gusht. Bodnar tha se Turqia nuk i është përgjigjur ende kërkesës, por pret që Ankaraja dhe Kievi të komunikojnë për këtë çështje në ditët në vijim.

Që kur Rusia u tërhoq nga marrëveshja, Turqia ka vepruar si ndërmjetëse midis dy vendeve. Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin më 4 shtator për këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!