Ukraina i kundërpërgjigjet presidentit brazilian: Nuk do të heqim dorë nga Krimea për t’i dhënë fund luftës

schedule15:54 - 7 Prill, 2023

schedule 15:54 - 7 Prill, 2023

Ukraina nuk do të heqë dorë nga Krimea, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, në këmbim të përfundimit të luftës, tha sot Kievi, duke hedhur poshtë propozimin e bërë nga presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva.

“Nuk ka asnjë arsye ligjore, politike apo morale për të hequr dorë qoftë edhe një centimetër të territorit ukrainas” , shkroi në Facebook përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko, duke theksuar në të njëjtën kohë se ai vlerëson “përpjekjet e Presidenti brazilian për të gjetur  një mënyrë për të ndaluar agresionin rus”.

“Çdo përpjekje ndërmjetësimi për të rivendosur paqen në Ukrainë duhet të bazohet në respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në përputhje me parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara,” shtoi zyrtari ukrainas.

Lula propozoi që Ukraina t’i dorëzojë Rusisë gadishullin e Krimesë për t’i dhënë fund luftës që ka nisur që nga shkurti 2022, duke thënë se homologu i tij ukrainas Volodymyr Zelensky nuk mund të marrë gjithçka që dëshiron.

/abcnews.al