Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ukraina i kërkon Turqisë të organizojë një takim mes Zelensky dhe Putin

schedule12:29 - 22 Prill, 2026

schedule 12:29 - 22 Prill, 2026

Ukraina i ka kërkuar Turqisë të organizojë një takim mes Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha tha se një kërkesë e tillë i është drejtuar Ankarasë dhe disa kryeqyteteve të tjera.

Ai theksoi se Kievi është i gatshëm të marrë në konsideratë çdo vend tjetër përveç Bjellorusisë ose Rusisë për një takim me Putin, të cilin Zelensky e ka kërkuar prej kohësh për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje të luftës më shumë se katërvjeçare.



Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe i lejoi Moskës të përdorë territorin e saj për të nisur sulmet ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Turqia ka qenë një ndër vendet ku janë mbajtur herë pas herë bisedime mes palëve dhe Ukraina pret ende një përgjigje nga Ankaraja zyrtare për organizimin e takimit.

Kur negociatat ishin në kulmin e tyre vitin e kaluar, Hungaria ishte një ndër vendet që u propozua për të organizuar takimin mes dy liderëve. Megjithatë Ukraina nuk pranoi, duke përmendur lidhjet e ngushta me Kremlinin të kryeministrit në largim Viktor Orban.

Kryediplomati ukrainas tha se tashmë është vënë në kontakt me homologen e tij të ardhshme, pjesë e një qeverie që pritet të jetë më miqësore ndaj Ukrainës.

Kremlini më parë ka thënë se është i gatshëm të presë Zelenskiy në Moskë, ku udhëheqësi ukrainas ka thënë se nuk do të shkojë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!