Ukraina godet me dronë portin më të madh tregtar të Rusisë

schedule19:31 - 6 Janar, 2025

schedule 19:31 - 6 Janar, 2025

Një sulm në portin më të madh tregtar të Rusisë, Ust-Luga në rajonin e Leningradit, ishte vepër e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SSU). Dronët e SSU-së me rreze të gjatë udhëtuan mbi 900 kilometra, duke fluturuar pothuajse deri në Shën Petersburg dhe goditën me sukses objektivin.

Një video e postuar në mediat sociale ruse, tregon një nga dronët duke goditur disa rezervuarë të gazit.  Si rezultat i sulmit, një cisternë gazi u dëmtua rëndë dhe tre kontejnerë aty pranë u prekën nga shpërthimi.

Ekspertët thonë se riparimet do të zgjasin të paktën një muaj, në varësi të disponueshmërisë së materialeve dhe patjetër do të çojnë në ndërprerje në funksionimin e terminalit.

Terminali Ust-Luga është një qendër e rëndësishme logjistike ruse në Detin Baltik, përmes së cilës Rusia shet naftë dhe gaz duke përdorur flotën e saj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!